Lidhje

Presidenti Bush nënshkruan rezolutën e Kongresit për Irakun - 2002-10-16


Presidenti Bush nënshkroi një rezolutë të Kongresit, e cila autorizon përdorimin e forcës kundër Irakut, nëse është e nevojshme. Presidenti Bush tha se tani ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të përmbushin misionin për të cilin u krijuan, duke mbrojtur sigurimin botëror.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së filloi dje debatin mbi një rezolutë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për të forcuar inspektimet e armëve të OKB-së në Irak dhe për autorizimin e përdorimit të forcës në qoftë se Iraku refuzon të zbatojë rezolutat.

Presidenti Bush tha se pas 11 vjetësh dhe 16 rezolutash të miratuara, Kombet e Bashkuara nuk kanë qënë në gjendje ta çarmatosin Irakun. Ai tha se po të jetë nevoja, Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një koalicion që do ta kyejë këtë mision.//ic//

XS
SM
MD
LG