Lidhje

Koalicioni në pushtet në Mal të Zi  fiton zgjedhjet parlamentare - 2002-10-21


Pasi koalicioni i tij në pushtet siguroi shumicën e votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, premetoi kthimin e vendit në qendrueshmëri, politike, ekonomike dhe shoqërore. Presidenti Gjukanoviç tha gjithashtu se do t’i vazhdojë planet për pavarësi më të madhe nga Serbia. Rezultatet paraprake tregojnë se Partia Demokratike e Socialistëve dhe partneri i saj në koalicion, Partia Socialdemokrate, siguruan rreth 39 vende në parlamentin prej 75 anëtarësh. Një bllok i opozitës, i cili e përqendroi fushatën e zgjedhjeve në thirrjet për lidhje më të ngushta me Serbinë, fitoi 30 vende.

XS
SM
MD
LG