Lidhje

Moskë: përfundon kriza e pengjeve - 2002-10-25


Dhjetra persona humbën jetën kur forcat speciale ruse hynë me forcë në një teatër të Moskës ku kryengritës çeçenë mbanin qindra pengje.

Zëvendës ministri i brendshëm i Rusisë Vladimir Vasiljev tha se 90 pengje dhe 50 kryengritës u vranë gjatë ndërhyrjes së forcave ruse, të cilat e morën në kontroll teatrin në mëngjesin e së shtunës.

Ai tha se u shpëtuan 750 pengje. Qindra persona janë dërguar në spital shumë prej të cilëve për shkak të efekteve të gazit që përdorën forcat ruse gjatë ndërhyrjes.

Ndërmjet të vrarëve ishte edhe udhëheqësi i grupit çeçen që mori në kontroll teatrin gjatë një shfaqjeje të mërkurën mbrëma.

Çeçenët kishin kërcënuar se do t’i vrisnin pengjet nëse forcat ruse nuk tërhiqeshin nga Çeçenia. //ii//

XS
SM
MD
LG