Lidhje

Presidentët Bush e Gjiang dakord për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut - 2002-10-26


Presidenti Bush dhe udhëheqësi kinez, Gjiang Zemin, ranë dakord të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Presidenti Bush tha se zoti Gjiang u angazhua të punonte për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të situatës. Dy presidentët zhvilluan bisedime në fermën e zotit Bush në Teksas.

Presidenti Gjiang tha se nuk kishte patur dijeni për programin koreano-verior të armëve bërthamore. Zoti Bush tha se do t’i kërkonte gjithashtu Koresë së Jugut, Japonisë dhe Rusisë që të ndihmonin për të bindur Korenë e Veriut të çarmatosej.

Të premtën, Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë kushtet e Koresë së Veriut për bisedime lidhur me programin bërthamor të Penianit. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se Koreja e Veriut duhet të asgjësojë programin e armëve bërthamore.

Zoti Bush dhe homologu i tij kinez, pas bisedimeve, zhvilluan një takim me gazetarët. Presidenti Bush njoftoi gjithashtu se nënpresidenti Dik Cheney do të zhvillojë një vizitë në Kinë vitin e ardhshëm.

Dy udhëheqësit diskutuan edhe mbi çështjen e Irakut, për të cilin Shtetet e Bashkaura thonë se synon të zhvillojë armë bërthamore.//az//

XS
SM
MD
LG