Lidhje

Ngritjepeshat dhe Semundjet e Zemres - 2002-10-29


Sipas ekspertëve, 30 minuta në ditë ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësojnë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës.

Por një studim botuar këto ditë lëtë kuptohet se për të patur një zemër të shëndoshë nevojiten më shumë se sa ushtrime të thjeshta fizike.

Dihet se ngritje peshat ndihmojnë në formimin e muskujve, por të dhënat e reja thonë se një prej muskujve që përfiton nga ky sport është edhe zemra. Sipas një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, ngritja e peshave pakësonë rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës duke ulur nivelin e kolesterinës së keqe, nivelin e yndyrnave, si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat. Të gjitha këto janë kushte për një zemër të shëndoshë.

Shkencëtarët pranë qëndrës Harvard shqyrtuan për 12 vjet të dhënat mjekësore të mbi 40 mijë personave. Ata vunë re se personat që bëjnë 30 minuta në ditë ushtrime të thjeshta fizike si ecje apo vrapim të lehtë, ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, por ata që kryejnë ushtrime e intensive, siç janë ngritja e peshave, e ulin këtë rrezik akoma më shumë.

Ndërhyrja Kirurgjike më e Efektëshme dhe më pak e Kushtueshme.

Angioplastija dhe ndërhyrje të tjera kirigjike tek të sëmurët nga zemra kanë treguar se janë më të efektëshme sesa trajtimi konservativ, me ilaçe e terapi të ndryshme.

Por me shtimin e kostos së kujdesit shëndetsor shtrohet edhe pyetja: A është në gjendje shoqëria t’i përballojë shpenzime për ndërhyrje të tilla kirurgjike për çdo pacient?.

Një studim i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë i përgjigjet pozitivisht kësaj pyetje. Në studim thuhet se në plan afatgjatë, trajtimi me metoda kirugjike është më pak i kushtueshëm sesa trajtimi konservativ, po të kihet parasysh se gjatë trajtimit konservativ të sëmurit i duhet të shtrohet disa herë në sapital, dhe kjo ndikon në shtimin e shpenzimeve të përgjithëshme.

Truri i një Vrasësi Serial

Ky është Joel Rifking, përgjegjës për 17 vrasje në New York nga viti 1989-1994. Tani ai kryen dënimin me burgim të përjetshëm. “Nuk e di pse i kreva vrasjet, thotë ai, ndoshta trurin e kam të dëmtuar, thotë Rifkin.”

Të njëjtën pyetje bëjnë edhe shkencëtarët. Duke përdorur teknikën e skanimit që u lejon atyre të vrojtojnë trurin me imtësi, shkencëtarët thonë se në trurin e personave që kanë kryer krime me dhunë ata shohin shumë gjëra të ngjashme. Truri i një personi normal tregon aktivitet në pjesën ballore të trurit, ndërsa tek vrasësit kjo pjesë e trurit nuk tregon asnjë lloj veprimi, është e palëvizëshme.

Mjeku Jonathan Picnus pranë universiteit Georgetown thotë se funksioni i pjesës ballore të trurit është për të frenuar veprimet impulsive. Është kjo pjesë e trurit që na thotë ne “Ndal, Mos e Bëj Këtë”.

Shkencëtarët thonë se nuk është vetëm kjo dukuri që e bën një person vrasës, por ata gjithnjë e më shumë po binden se mosaktiviteti i pjesës ballore të trurit mund të dobësojë aftësinë e njerëzve për të kontrolluar impulset. Por nëse kjo gjëndje psikologjike e fizike e trurit mund të përmirësohet me terapi apo ilaçe, për këtë shkenca ende nuk e ka thënë fjalën e vet.

Shpikësit e Rinj

Këto ditë në Muzeun shkencës dhe industrisë në Çikago u zhvillua konkursi mes shpikësve të rinj. Pjesmarrësit ishin nxënës duke filluar nga klasa e dytë deri në klasën e tetë. Fituese i konkursit kombëtar ishte nxënësja e klasës së shtatë Ashton Russel nga Teksasi, me shpikjen e saj; një vegël bujqësore në formë piruni, e cila prashit tokën dhe e ujit atë njëkohësisht. Secili nga finalistët morri nga 5 mijë dollarë bono thesari, ndërsa Ashton Russell u shpërblye me 10 mijë dollar, si

Muzeu u Chikagos është i njohur për organizimin e konkurseve të tilla mes nxënësve edhe në fusha si matematikë, letërsi, historie, fizikë e të tjera.

XS
SM
MD
LG