Lidhje

Kalendari Historik 6 nëntor - 2002-10-29


Më 6 nëntor 1968, presidenti i zgjedhur, Richard Nixon, u takua me gazetarët, pas fitores së tij ndaj demokratit Hubert Humphrey, në një nga zgjedhjet presidenciale më të diskutueshme të shekullit të XX. Zoti Nixon tha se administrata e tij do të ishte e hapur për idetë e reja dhe se temë qendrore e presidencës së tij do të ishte “Bashkimi i Amerikës.” Kjo ide, vuri në dukje ai, i kishte lindur në qytetin e vogël, Deshler, në shtetin Ohio. “ Një një qytet të vogël, banorët kishin dalë në mbrëmje në takim elektoral. Ndonëse ishte muzk dhe nuk shihej mire një vajzë e re mbante në duar një parullë, në të cilën shkruhej:“Na Bashko!” Dhe ky ka për të qenë objektivi i kësaj administrate që në fillim, të bashkojë popullin amerikan” tha zoti Nixon. Disa gazetarë shkuan në qytetin Deshler të intervistojnë vajzën e vogël, që kishte mbajtur atë parullë. Ajo u tha atyre se parullën ia kishte dhënë një punonjës i komisionit elektoral të kandidatit Nixon, pak çaste para se ai të mbërrinte aty.

Më 6 nëntor 1894 instituti i fuqishëm politik i Nju Jorkut, i njohur me emrin Tammany Hall, filloi të shëmbet. Organizata, ndonjëherë e quajtur, “mekanizmi”, e mori emrin Tammany Hall, nga ndërtesa ku ishin vendosur zyrat e saj. Fundi i saj politik filloi kur një valë e zemërimit publik bëri që të humbasë në zgjedhjet për kryetar bashkie kandidati i organizatës Tammny Hall dhe të fshihen emrat e gjithë kandidatëve të saj nga listat e zyrave të qytetit të Nju Jorkut. Historia i jep një pjesë të meritës për dështimin e organizatës së korruptuar politike, klerikut Charles Parkhurst. I përndershmi Parkhurst vizitonte shpeshherë lagjet e varfëra të Nju Jorkut, i shoqëruar nga një polic simpatik. Ai i përdorte predikimet e tij të së dielës, për t’u treguar njerëzve varfërinë që kishte parë. Gazetat e Nju Jorkut shkruanin për thirrjet e tij për veprim kundër mekanizmit politik Tammany Hall, i cili kishte përvetësuar paratë e qytetit, që ishin caktuar për të ndihmuar të varfërit. Gjatë viteve që pasuan shumë udhëheqës të Tammany Hall u gjetën fajtorë për një numër të madh krimesh dhe u dënuan me afate të ndryshme burgimi. //rd//

XS
SM
MD
LG