Lidhje

Rusia: Këshilli i Sigurimit, pranë marrëveshjes për rezolutën - 2002-11-01


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Igor Ivanov, thotë se pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë shumë afër arritjes së marrëveshjes lidhur me një rezolutë mbi Irakun.

Mjetet ruse të informit citojnë zotin Ivanov të ketë thënë të premten se vendet anëtare të Këshillit janë afër marrëveshjes në një numër çështjesh, por ende ka disa divergjenca të theksuara.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka thënë se mendon që Këshilli i Sigurimit po shkon drejt një rezolutë të re mbi çarmatimin e Irakut.

Nënpresidenti irakian, Taha Yasin Ramadan, tha të premten në Bagdad se Iraku është i bindur se miqtë e tij në Këshillin e Sigurimit nuk do t’u japin të drejtën Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që të ndërmarrin veprime ushtarake kundër Irakut.//kk//

XS
SM
MD
LG