Lidhje

Kryeministri i Izraelit po përpiqet të formojë kabinetin e ri - 2002-11-02


Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Shaul Mofaz, i njohur për mbështetjen e masave të ashpëra kundër palestinezëve, pranoi postin e ministrit të Mbrojtjes në kabinetin izraelit. Emërimi i tij nga Kryeministri, Ariel Sharon, do t’i parashtrohet parlamentit të hënën.

Ish kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po shqyrton ofertën që i është bërë nga kryeministri Sharon për të mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë e re. Media izraelite njofton se zoti Netanyahu e priti ftohtë ofertën e bërë nga rivali i partisë së tij Likud. Zoti Sharon dhe zoti Natanyahu do të zhvillojnë diskutime të mëtejshme sot.

Si gjenerali Mofaz, i lindur në Iran ashtu edhe zoti Netanyahu kanë mbajtur një qendrim shumë konservator përsa u përket palestinezëve dhe kanë bërë thirrje për dëbimin e udhëheqësit palestinez, Yasser Arafat.

Zoti Sharon humbi shumicën në parlament të mërkurën, kur Partia Laburiste e qendrës së majtë u largua nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me shpenzimet për ndërtimin e vendbanimeve hebraike në teritoret e pushtuara. Kryeministri Sharon po përpiqet të formojë një koalicion tjetër me parti më të vogla të krahut të djathtë, por në qoftë se përpjekja e tij nuk ka sukses, atij do t’i duhet të thërrasë zgjedhjet e parakohëshme.//ic//

XS
SM
MD
LG