Lidhje

Zgjedhjet shans për të marrë nën kontroll Kongresin amerikan - 2002-11-05


Këtu në Shtetet të Bashkuara po zhvillohen sot zgjedhjet që u japin mundësi dy partive kryesore shansin të marrin nën kontroll Kongresin.

Në këto zgjedhje votohet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, 34 vende në Senat dhe guvernatorët e 36 shteteve. Përveç këtyre, në pjesën më të madhe të 50 shteteve janë hedhur në votë nisma të rëndësishme vendore.

Presidenti Bush votoi në shtetin e tij Teksas dhe do të kthehet sot në Washington për të mësuar rezultatet e votimeve që zhvillohen në mes të mandatit të tij presidencial.

Presidenti Bush u angazhua gjatë ditëve të fundit në fushatë për kandidatët republikanë në zona të rëndësishme, përfshirë shtetin e Floridës, ku i vëllai, Jeb Bush konkuron në një garë të fortë për postin e guvernatorit.

Në nivel kombëtar, si republikanët ashtu edhe demokratët kanë rastin të marrin nën kontroll gjithë Kongresin. Secila parti ka 49 vende në Senat, ndërsa 2 senatorë janë të pavarur. Në Dhomën e Përfaqësuesve republikanët kanë një epërsi të vogël prej vetëm gjashtë vendesh.

//rd//

XS
SM
MD
LG