Lidhje

Votimi në Këshillin e Sigurimit për rezolutën mbi Irakun - 2002-11-07


Vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë në plan të votojnë së shpejti lidhur me një rezolutë të rreptë të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, në të cilën Irakut i kërkohet të asgjësojë armët e tij të shkatërrimit në masë.

Zyrtarë amerikanë presin që 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ta miratojë me shumicë dërrmuese votash rezolutën, teksti i së cilës është ndryshuar për të pasqyruar shqetësimet e shprehura nga Franca, Rusia dhe vende të tjera anëtare të Këshillit.

Franca ka lënë të kuptohet se do të votojë në favor të rezolutës, por zëvendës-ministri i Jashtëm rus, Yuri Fedotov, tha sot se Moska ende ka shqetësime. Rusia është një nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit që mund ta hedhin poshtë rezolutën duke i vënë veton. //rd//

XS
SM
MD
LG