Lidhje

Terrorizmi dhe Regjimet e Paligjëshme - 2002-11-13


Siç ka paralajmëruar presidenti George W. Bush, “terroristët po përgatiten të ndërmarrin sulme të tjera shkatërruese dhe po ndërtojnë baza të reja për luftën e tyre kundër botës së qytetëruar. Dhe frika jonë më e madhe”, tha presidenti, “është se terroristët do të gjejnë një rrugë të shkurtër për të realizuar ambicjet e tyre të çmendura kur një regjim jolegjitim ti furnizojë ata me teknologji për të kryer vrasje masive”.

Siç ka theksuar John Bolton, nënsekretari amerikan i shtetit për kontrollin e armëve dhe sigurinë ndërkombëtare, sulmet e 11 shtatorit treguan se grupet terroriste ishin shumë më të përgatitura, më të sofistikuara dhe me më shumë mundësi për të vepruar në pjesë të ndryshme të botës sesa çmund të mendohej. “Nuk ka dyshim”, tha zoti Bolton, “se në se ju jepet mundësia, grupet terroriste si al-Qaida nuk do të ngurrojnë të përdorin sëmundjet si një armë kundër të pambrojturve, të përhapin agjentë kimikë për të shkaktuar vuajtje dhe vdekjen e të pafajshmëve, apo të dërgojnë sulmues vetvrasës të armatosur me lëndë shpërthyese radiologjike.”

Shtetet e Bashkuara po përdorin një numër mënyrash për të luftuar përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, përfshirë diplomacinë dhe kontrollin e eksporteve. Është thelbësore që mallrat dhe teknologjitë sensitivë të mbahen larg duarve të terroristëve apo shteteve jolegjitime që mund ti ndihmojnë ata.

Irani, Iraku, Korea e Veriut, Libia dhe Siria po kërkojnë të sigurojnë armë të shkatërrimit në masë dhe mënyrat e përdorimit të tyre. Nënsekretari i Shtetit Bolton tha se këto vende janë “që të gjitha armike të Shteteve të Bashkuara si dhe të shumë prej aleatëve dhe miqve tanë”. Këto vende janë ndër ato që Shtetet e Bashkuara i cilësojnë si financuese të terrorizmit.

Siç tha presidenti Bush,“celulat terroriste dhe regjimet jolegjitime që zhvillojnë armë të shkatërrimit në masë janë anë të ndryshme të së njëjtës së keqeje. Sigurimi i vendit tonë kërkon që ne ti kundërpërgjigjemi të dyjave”. /AL/

XS
SM
MD
LG