Lidhje

Presidenti rus, kundër përdorimit të njëanshëm të forcës - 2002-12-03


Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi përsëri kundër përdorimit të njënashëm të forcës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti Putin nuk përmendi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara në një fjalim që mbajti të martën para studentëve në Pekin, në fund të vizitës së tij dy ditëshe në Kinë.

Mirëpo, Rusia ka shprehur shqetësime të forta rreth veprimeve të mundshme ushtarake amerikane kundër Irakut. Të hënën, presidenti Putin dhe homologu i tij kinez, Gjiang Zë Min, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën bëhet thirrje për zgjidhjen diplomatike të problemit të Irakut.//kk//

XS
SM
MD
LG