Lidhje

Inspektorët kontrollojnë qendrat përreth Bagdadit - 2002-12-15


Ekipet e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në Irak po vazhdojnë kërkimet e tyre për armë të ndaluara të shkatërrimit në masë të presidentit Sadam Husein.

Ekipet e OKB-së bënë vizita të përsëritura në një ish-qendër kërkimesh bërthamore, ku mendohet të jenë prodhuar pjesë për raketat Scud me rreze të gjatë veprimi, dhe në një kompleks, për të cilën CIA thotë se ishte përdorur për prodhimin e armëve kimike dhe biologjike. Inspektorët vazhduan politikën e tyre të rregullt duke mos bërë komente në publik rreth rezultatit të punës së tyre.

Deri tani, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë dërguar 113 inspektorë në Irak, por parashikojnë që vizitat e papritura në qendra, ku dyshohet të ketë armë të ndaluara, do të shtohen, ndërkohë që inspektorë të tjerë do të mbërrijnë në ditët e ardhshme.

Ndërkohë, aeroplanët amerikanë dhe britanikë sulmuan të dielën për të dytën ditë me radhë pozicione irakiane të mbrojtjes ajrore në Irakun jugor, pasi artileria irakiane hapi zjarr kundër aeroplanëve të koalicionit, që patrullonin të ashtuquajturën zonë të ndalim-fluturimit. Nuk ka pati njoftime të menjëhershme rreth dëmeve. //az//

XS
SM
MD
LG