Lidhje

Al Gore nuk do të vërë kandidaturën për president në 2004 - 2002-12-16


Ish-nën-presidenti amerikan Al-Gore, i cili vendosi të mos vëjë kandidaturën për presidentin në zgjedhjet e vitit 2004, shprehu besimin se Partia Demokrate ka një mundësi të madhe të mundë presidentin republikan George W. Bush në zgjedhje.

Zoti Gore tha se administrata e presidentit Bush mund të kritikohet në politikat e saj ekonomike. Ai i bëri këto komente dje në Ralli të shtetit të Karolinës së Veriut, ku shpjegoi vendimin e tij për të mos kërkuar emërimin e partisë demokrate si kandidat presidencial.

Ish-nën-presidenti Gore tha se nuk e di ende në se do të mbështesë ndonjë demokrat tjetër në zgjedhje. Por 3 kandidatë të partisë demokrate, senatorët John Edwards, Joseph Lieberman dhe John Kerry, kanë kërkuar tashmë mbështetjen e zotit Gore. //ze//

XS
SM
MD
LG