Lidhje

Puna e presidentit Bush gjatë vitit 2002 - 2002-12-18


Presidenti Bush e përfundon vitin 2002 me pushtet më të fuqishëm politik brenda vendit dhe përkrahje të niveleve të ndryshme jashtë tij. Përpjekjet për përballimin e kërcënimit irakian dhe fushata e ashpër për të marrë kontrollin në Kongresin amerikan ishin përparësitë kryesore të presidentit gjatë këtij viti. Toni u përcaktua që nga fillimi i vitit 2002. Më 29 janar, presidenti doli para Kongresit dhe foli për kërcënimin që vinte nga një vend i largët.

"Iraku vazhdon të vjell urrejtjen e tij ndaj Amerikës dhe të mbështesë terrorizmin", tha presidenti Bush.

Gjatë gjithë vitit, politika e brendshme dhe shqetësimet ndërkomnëtare u ndërthurën ndërkohë që presidenti fliste anembanë vendit në një seri parqitjesh në kuadër të fushataës së zgjedhjeve për në Kongres, për rreziqet që vinin nga udhëheqësi irakian Saddam Hussein.

"Ai thotë se nuk ka armë të shkatërrimit në masë, por ai e ka mohuar dhe mashtruar botën për 11 vjet me rradhë", tha presidenti Bush.

Në secilën ndalesë, ai foli për sfidat jashtë dhe brenda vendit ndërsa iu bëri thirrje zgjedhësve të votonin për anëtarët e Partisë së tij Republikane.

"Në se e do lirinë, atëherë ke detyrimin si qytetar i këtij vendi të marrësh pjesë në zgjedhje. Në se beson tek liria, atëherë ke përgjegjësinë ta mbrosh këtë sistem demokratik, tha presidenti.

Presidenti vuri autoritetin e tij në rrezik duke bërë fushatë gati gjithë kohën gjatë ditëve para zgjedhjeve të nëntorit. Megjithëse nuk ishte kandidat, ai ishte i pranishëm në shtetet kryesore, ku pak vota mund të ndryshonin garën për guvernatorë, senatorë apo anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Larry Sabato, profesor i shkencave politike në Universitetin e Virginias, thotë se popullariteti i presidentit bëri që republikanët të fitonin kontrollin në senat dhe të ruanin kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve.

"Kjo ndodhi në gjysmën e mantatit të presidentit Bush. Meritat për rezultatet e zgjedhjeve për në të dyja dhomat e Kongresit u takojnë kryesisht përpjekjeve të tij të mëdha në kuadër të fushatës dhe platformës së tij përsa i përket politkës së jashtme dhe asaj të brendshme", thotë profesori.

Gjatë gjithë vitit, përkrahja për punën e tij sipas anketimeve ka qënë e lartë. Imazhi i tij i magjepsi amerikanët ndoshta më shumë se platforma e tij.

"Presidenti Bush, sikurse presidenti Regan para tij, me vetëdije kulvituan imazhin e një kaubojsi nga Perëndimi që ka një fermë në Texas".

Jack Pitney, analist politik në kolegjin Claremont-McKenna, thekson se imazhi që pëlqehet kaq mirë nga amerikanët, mund të jetë burim skepticizmi dhe kundërshtimi jashtë vendit.

Zoti Pitney thotë se sfida që i del përpara presidenit Bush në vitin e ri është të ruajë mbështetjen branda vendit dhe ta shtojë atë jashtë tij. Ai thotë se ka disa shenja shpresëdhënëse, edhe pse anketat tregojnë se pikëpamjet negative për Shtetet e Bashkuara dhe administratën e presidentit Bush janë në rritje në disa vende, presidenti krijoi disa lidhje të mira me udhëheqës të huaj gjatë vitit 2002.

Presidenti e fillon vitin 2003 me një pushtet më të madh politik, falë fitores në zgjedhje dhe mbështetjes që ai gëzon brenda vendit. Ai përballet edhe me mundësinë e një luftë me Irakun dhe detyrën e vështirë për të bindur botën se kërcënimi është real dhe e tillë është edhe nevoja për veprim amerikan.

//rd//

XS
SM
MD
LG