Administratori i Kosovës, Michael Steiner, dhe shefi i diplomacisë së Shqipërisë, Ilir Meta, thanë se do të kërkojnë ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare në përpjekje për të normalizuar furnizimin me energji elektrike, problem ky i përbashkët i të dy vendeve. Gjendja energjetike në Kosovë do të diskutohet sot edhe në punimet e parlamentit.//ic//