Lidhje

Një ushtar amerikan humbi jetën nga plagët  pranë kufirit të Afganistanit me Pakistanin - 2002-12-21


9 vetë humbën jetën kur një helikopter ushtarak gjerman u rrëzua në Afganistan, pranë Kabulit.

Zyrtarë afganë thonë se 7 paqeruajtës gjermanë dhe dy persona në terren humbën jetën nga aksidenti që ndodhi sot pranë aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit.

Zyrtarët vazhdojnë përpjekjet për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, shprehu pikëllim të thellë për viktimat.

Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara thonë se një ushtar amerikan u vra, kur njësia e tij u sulmua pranë kufirit të Afganistanit me Pakistanin. Ata thonë se ushtari humbi jetën si rezultat i plagëve që mori në përleshjen e sotme. Ky është ushtari i parë amerikan që vritet në luftime në Afganistan në më shumë se 7 muaj.

Gjenerali Myers, shefi i shtatmadhorisë amerikane që ndodhet në rajon, e quajti vdekjen e ushtarit ngjarje tragjike. Megjithatë, ai këmbënguli se forcat amerikane dhe ato aleate po bëjnë përparime në fushatën e tyre për asgjësimin e forcave talebane dhe të al-Qaidës në Afganistan. Gjenerali Myers hodhi poshtë njoftimet e kësaj jave nga Pakistani, sipas të cilave al-Qaida po përgatiste sulme vetëvrasëse kundër forcave amerikane dhe të koalicionit në Afganistan. //ze//

XS
SM
MD
LG