Lidhje

Një anëtar i parlamentit sirian ngriti zëri në mbështetje të lirisë - 2002-12-24


Një anëtar i parlamentit sirian ngriti zëri në mbështetje të lirisë. “Një kushtetutë e re dhe zgjedhjet e reja paralamentare janë kyç për procesin e modernizimit dhe zhvillimit”, tha Munther Musalli. “Përndryshe, tha ai, ne do të vazhdojmë të vrapojmë, por nuk do të shkojmë gjëkundi”.

E vërteta e fjalëve të zotit Musalli është e vetëkuptueshme. Për afro dyzet vjet, Siria ka vuajtur nën diktaturën e Partisë Socialiste Ba’th. Deri që vdiq në qershor të vitit 2000, Siria sundohej nga Hafez Al-Asadi. Tani ajo është në duart e djalit të tij, Bashar.

Fillimisht, sunduesi i ri sirian e lehtësoi shtypjen deri në një farë mase. Njoftohet se qindra të burgosur politikë u liruan dhe grupe të ndryshme u lejuan të publikonin manifeste, në të cilët bëhej thirrje për reforma. Mirëpo, në vitin 2001, qeveria siriane filloi përsëri fushatën kundër opozitës, duke burgosur veprimtarë politikë.

Shpresohej se mundësitë ekonomike në Siri do të përmirësoheshin nën regjimin e Bashar Al-Asadit. Kjo gjë nevojitej shumë pas amullisë e ekonomike prej vitesh të tëra dhe rritjes shumë më të ngadalëshme të pagave në krahasim me koston e jetesës. Mirëpo, megjithë fjalët e mëdha për hapjen e ekonomisë së kontrolluar nga shteti ndaj konkurencës dhe tregjeve të lira, shumë pak është bërë në këtë drejtim. Ekonomia e Sirisë mbetet e bllokuar nga kufizimet burokratike, mungesa e masave mbrojtëse ligjore për tregti e iunvestim si edhe nga korrupësioni.

Kjo është përmbajtja e thirrjes së kohëve të fundit të Munther Musallit për reformë kushtetuese në Siri. Është shenjë pozitive që ai pati mundësinë të shpreh atë që tha pa përfunduar në burg. Mirëpo prova do të jetë nëse do të ndërmerren hapa për t’i dhënë popullit sirian një zë më të madh në qeveri dhe në ekonomi. Sirianët meritojnë të kenë disa të drejta bazë, përfshirë të drejtën e vetëqeverisjes, e drejtë kjo që duhet të gëzohet nga popujt e gjithë botës.

“Asnjë popull në botë, ka thënë presidenti Bush, nuk dëshiron të jetë i shtypur apo të presë për trokitjet në mesnatë nga forcat e policisë sekrete. Amerika do të mbështesë gjithmonë kërkesat e padiskutuehme për dinjitet njerëzor, shtetin juridik, kufizimin e kompetencave shtetërore, respektin për gratë, pronësinë private, lirinë e fjalës, drejtësi të barabartë dhe tolerancë fetare. Amerika, theksoi presidenti Bush, do të marrë anën e burrave dhe grave të guximshme kudo në botë që mbështesin këto vlera.” //rd//

XS
SM
MD
LG