Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf tha se e kishte paralajmëruar Indinë se ai ishte i përgatitur të bënte luftë jokonvencionale, nëse trupat indiane hynin në Pakistan gjatë periudhës së tensionuar në fillim të këtij viti.
Gjenerali Musharraf nuk përdori shprehjen “armë bërthamore”. Komentet ai i bëri të hënën në një fjalim para veteranëve të ushtrisë në Karachi.
Presidenti pakistanez tha se e kishte njoftuar kryeministrin e Indisë Atal Behari Vajpayee se Pakistani nuk do të zhvillonte thjeshtë luftë konvencionale, nëse trupat indiane kalonin kufirin.
India dhe Pakistani, dy vende me armë bërthamore, grumbulluan miliona trupa përgjatë kufirit, pas një sulmi ekstremist në parlamentin indian, dhjetorin e kaluar. Që atëherë tensionet janë ulur. //kk//