Lidhje

Franca jep shenja se mund të angazhohet në një ndërhyrje në Irak - 2003-01-07


Presidenti Zhak Shirak u tha trupave franceze që të jenë të gatshme për dislokim në rast të shpërthimit të luftimeve, shenja kjo më e qartë deri tani se Franca mund të marrë pjesë në një ndërhyrje ushtarake kundër Irakut.

Presidenti Shirak tha në një fjalim se ushtarët e Francës përballen me sfida në operacionet që tashmë kanë filluar, mesa duket ai po u referohej zhvillimeve në Bregun e Fildishtë. Ai shtoi se ata mund të nevojiten për operacione të reja ushtarake që sipas tij mund të ndërmerren në të ardhmen.

Franca, një ndër vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka qenë një nga kundërshtaret më të forta të veprimit të njëanshëm ushtarak amerikan në Irak dhe ka kërkuar që Washingtoni të sigurojë miratimin e Këshillit të Sigurimit para se të përdorë forcën. //kk//

XS
SM
MD
LG