Lidhje

Në Britani hyri në fuqi një ligj i rreptë për strehim politik - 2003-01-08


Në Britani hyri në fuqi një ligj i rreptë për strehim politik.

Sipas Aktit mbi Kombësinë, Imigracionin dhe Strehimin, refugjatët duhet të paraqesin kërkesën për strehim posa të hyjnë në Britani. Personat që kërkojnë strehim duhet të paraqesin edhe prova se kanë të drejtën e përfitimeve shoqërore si shtetasit britanikë.

Refugjatët që gjehen fajtorë nën akuza për krime serioze, dëbohen nga vendi.

Sekretarja e Brendshme, Beverley Hughs, tha se rregullat e reja janë pjesë e një riorganizimi rrënjësor të sistemit britanik të imigracionit dhe strehimit që ka për synim të ndihmojë personat që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë.

Përkrahësit e ligjit thonë se ai do të ndihmojë në parandalimin e shkeljeve ndërkohë që Britania ka marrë imazhin si vend me qendrim të butë ndaj personave që kërkojnë strehim.

Grupet e të drejtave civile dhe ligjvënësit e opozitës thonë se rregullat e reja ndëshkojnë personat, të cilët mund të mos kenë paraqitur kërkesën për strehim për shkak të frikës, injorancës apo këshillave të këqia. //xh//

XS
SM
MD
LG