Lidhje

Kalendari Historik 13 janar - 2003-01-09


Më 13 janar të vitit 1906, revista “Scientific American” botoi reklamën e parë për një tip radjoje. Reklama publikonte shitjen me një çmim prej 7 dollarësh e gjysmë të një pakete mjetesh për ndërtimin e një marrësi pa tela dhe transmetusit të koduar Morse. Ai do të kishte një rreze për marrje-dhënie prej tri kilometrash. Në reklamë thuhej se kjo radio do të bëhej një mjet komunikimi që do të përdorej nga çdo kush. Lexuesit siguroheshin se gjithçka e nevojshme për ndërtimin e këtij transmetuesi pa tela, përfshihej në paketë, që ishin një bateri, një çelës telegrafi, një diagram dhe të gjitha udhëzimet e montimit.

Më 13 janar të vitit 1966, presidenti Lyndon Johonson, emëroi zezakun e parë amerikan në kabinet. Me rastin e emërimit të Robert C. Weaver-it në kabinet, presidenti Johonson e përshkroi ekonomistin e universitetit Harvard si njeriun më të përshtatshëm për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban. Senati i Shteteve të Bashkuara, miratoi njëzëri emërimin në këtë post të Robert Weaver-it, i cili ishte nipi i një ish skllavi dhe i biri i një punonjësi poste. Profesor Weaver mori doktoratën në ekonomi nga uiversiteti Harvard dhe dha mësime atje deri në vitin 1934, kur hyri në shërbimin qeveritar gjatë administratës së presidentit Franklin Roosevelt.

XS
SM
MD
LG