Lidhje

Kalendari Historik 14 janar - 2003-01-09


Më 14 janar të vitit 1784, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ratifikoi Traktatin e Parisit që i dha fund zyrtarisht Luftës Revolucionare kundër Anglisë. Dy aspektet më të rëndësishëm të traktatit ishin njohja e pavarësisë së Shteteve të Bashkaura dhe vendosja e kufijve të gjerë të vendit të ri. Profesori i historisë në universitetin Rhode Island, Joel A. Cohen, thotë se britanikët kërkonin me çdo kusht që t’i jepnin fund luftës rreth 20 vjeçare në Amerikë. Profesori Cohen thotë se ky traktat kishte rëndësi ekonomike. ”Për mendimin tim, arsyeja që britanikët pranuan kompromisin kaq shpejt ishte se kryeministri britanik, Lordi Shelbourne, mendonte për një treg gjithë atlantik dhe i shikonte amerikanët si partnerë tregtar dhe Shtetet e Bashkuara përbënin tregun për të cilin Anglia kishte nevojë. Veç kësaj, duke bërë paqe me amerikanët, Britania e Madhe mund të mbante një qendrim më të rreptë në bisedimet e paqes me Francën dhe Spanjën”. Profesori Joel Cohen vë në dukje se për vite me radhë, Anglia kishte qënë në konflikt me Spanjën, Francën dhe vende të tjera evropiane që ishin lidhur me amerikanët kundër Anglisë.

35 vjet më parë, më 14 janar të vitit 1966, grupe të mëdha banorësh u mblodhën në Atlanta për të demonstruar kundër vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve të Gjerogias për të mos lejuar Julian Bond-in, një prej tetë zezakëve të zgjedhur, që të zinte vendin e tij në trupin ligjvënës të këtij shteti jugor. Më 10 janar, Dhoma e Përfaqësuesve e Georgias vendosi që t’ia hiqte anëtarësinë zotit Bond për mosrespektim të ligjit. Kjo akuzë ishte rrjedhojë e kundështimit që ai kishte shprehur ndaj luftës në Vietnam dhe shërbimit të detyruar ushtarak. Megjithatë, nga fundi i vitit, më 5 dhjetor 1966, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se Dhoma e Përfaqësuesve e Georgias kishte shkelur të drejtën kushtetuese të Julian Bond-it mbi lirinë e fjalës, duke e penguar atë që të zinte vendin e tij në trupin ligjvënës. Gjykata e Lartë i dha urdhër Dhomës së Përfaqësueve të Georgias që ta pranote zotin Bond. Kjo ishte hera e parë që një gjykatë amerikane anullonte vendimin e një trupi ligjvënës në emër të një anëtari të zgjedhur të saj.

XS
SM
MD
LG