Lidhje

Kosovë: dëbora vështirëson fillimin e shkollës, furnizimin me energji dhe trafikun - 2003-01-12


Reshjet e borës që filluan të shtunën duke vazhduar edhe të dielën në disa pjesë të Kosovës, e kanë bërë të pasigurtë nëse shkollat fillore dhe të mesme do të fillojnë të hënën mësimin.

Ministria e Arsimit njofton se do të vendosë pas marrjes së informacioneve të nevojshme për gjendjen në zona të ndryshme të Kosovës.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulta e kanë vështirësuar dukshëm furnizimin me energji elektrike dhe trafikun rrugor.

Ndërkohë aeroporti i Prishtinës është mbyllur për të pakten deri hënën. //az//

XS
SM
MD
LG