Lidhje

Zyrtarë palestinezë premtojnë ta shtyjnë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme - 2003-01-14


Zyrtarë palestinezë kanë premtuar që deri në fund të këtij muaji të hartojnë një kushtetutë demokratike për ta shtyrë më përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Premtimi u bë dje në Londër gjatë një konference të sponzorizuar nga qeveria britanike. Zyrtarë britanikë thanë se palestinezët u angazhuan që të sigurojnë pluralizëm politik, një shtet ligjor me një gjyqësor të pavarur dhe mbrojtjen e lirive të individit.

Presidenti Bush ka kërkuar zbatimin e reformave demokratike si kusht për krijimin e një shteti kalimtar palestinez.

Shumica e delegatëve palestinezë në konferencën e djeshme folën nga Bregu Perëndimor nëpërmjet lidhjes satelitore. Izreali nuk i lejoi ata që të shkonin në Londër mbas dy shpërthimeve vetvrasëse në Tel Aviv më 5 janar.

//ze//

XS
SM
MD
LG