Lidhje

George Robertson do të largohet nga NATO-ja në fund të mandatit - 2003-01-22


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, njoftoi se do të largohet nga detyra pasi t’i përfundojë mandati. Zoti Robertson tha të mërkurën se një numër qeverish i kanë kërkuar të qëndrojë edhe për një vit të pestë në detyrë. Mirëpo ai tha se e ndien që katër vjet shërbim në këtë detyrë të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe janë të mjaftueshëm. Ish Sekretari britanik i Mbrojtjes tha se pret që viti i fundit në postin e shefit të NATO-s të jetë aktiv. Zoti Robertson zëvendësoi Havier Solanën në postin e udhëheqësit të aleancës në vitin 1999.//ad//

XS
SM
MD
LG