Në Maqedoni, ballafaqimi midis qindra anëtarëve të armatosur rëndë të njësisë policore Luanët dhe policisë anti terroriste, duket se është ç’tensionuar. Kur mbërritën në vendin e ngjarjes për t’i dhënë fund protestës, forcat e policisë anti-terroriste u tërhoqën pasi protestuesit i drejtuan armët automatike njësisë qeveritare.
Njësia policore Luanët u krijua dy vjet më parë nga ish ministri i Brendshëm nacionalist, Ljube Boshkovski, për të luftuar kundër kryengritësve shqiptarë. Udhëheqësit e protestës po kërkojnë të takohen me presidentin Boris Trajkovski, dhe që njësia e tyre të bëhet pjesë e forcës policore të Ministrisë së Brendshme.//ic//