Lajmet nga Izraeli bëjnë të ditur se qeveria ka në plan të bllokojë territoret palestineze deri pas zgjedhjeve të përgjithshme të së martës. Burime izraelite të sigurimit thonë se mbyllja e territoreve bëhet në përgjigje të një numri paralajmërimesh rreth sulmeve të planifikuara kundër qytetarëve izraelitë nga grupe ekstremiste palestineze. Ky vendim njoftohet pas një sulmi ushtarak izraelit gjatë të shtunën gjatë natës në qytetin e Gazës gjatë të cilit palestinezët thonë se u vranë të paktën 12 veta dhe u plagosën të paktën 50 të tjerë. Ky ishte inkursioni më në thellësi të qytetit të Gazës, qendra më e populluar e Rripit të Gazës, që prej fillimit të kryengritjes palestineze para 28 muajsh. //az//