Lidhje

Milutinoviç deklaron pafajësinë para gjykatës ndërkombëtare të Hagës - 2003-01-27


Ish presidenti serb, Millan Millutinoviç, deklaroi sot pafajsinë nën akuzuat për krime lufte në Kosovë. Zoti Millutinoviç tha se është i pafajëshëm nën katër akuzat për krime kundër njerëzimit dhe nën një akuzë lidhur me rolin e tij në dëbimin dhe përndjekjen e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999. Zoti Millutinoviç iu dorëzua gjykatës të hënën e kaluar, disa javë pas përfundimit të mandatit të tij presidencial. Ai ka hedhur poshtë vazhdimisht se mban përgjegjësi për përndjekjen e shqiptarëve të Kosovës, duke këmbëgulur se nuk kishte autoritet mbi forcat serbe të sigurimit që kryen operacionet në Kosovë.

Mirëpo, prokurorët ngulin këmbë se si president i Serbisë, zoti Millutinoviç mban përgjegjësi kriminale për mizoritët e kryera nga forcat serbe.

Ndërkaq, gjykata e Hagës rifilloi procesin gjyqësor të ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosehviç, që u pezullua dy javë më parë për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Ish udhëheqësi jugosllav u kthye sot në sallën e gjyqit, ndërkohë që ish ministri kroat i Mbrojtjes, Petar Kriste, u paraqit në gjyq si dëshmitar i akuzës.

//rd//

XS
SM
MD
LG