Lidhje

Antitrupa Kunder Semundjeve - 2003-01-28


Për më shumë se një shekull shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë një mjet të efektshëm për të sulmuar agjentët e caktuar që shkaktojnë sëmundje të ndryshme Zhvillimet e sotme bioteknologjike premtojnë ta bëjnë punën e shkencëtarëve më të lehtë.

Një firmë në Kaliforni po përdor pikërisht sistemin mbrojtës të vetë organizmit të njeriut, këtë radhë me ndihmën e minjve, për të zhvilluar kura për sëmundjet më të rrezikëshme.

Aftësia e sistemit imunitar të njeriut për t’u mbrojtur nga sëmundjet dihet, por ndonjëherë organizmi lufton vetveten. Shkencëtarët besojnë se disa sëmundje nga më të rëndat shkaktohen nga prodhimi jo normal i disa proteinave. Po ashtu ata kanë provuar se anti-trupat arrijnë t’i ç’aktivizojnë këto proteina kur antitrupat futen në organizëm në formë ilaçesh.

Doktor Ray Withy i firmës Abgenix thotë se një antitrup shkon në kërkim të objektivit të tij e gjen atë dhe nuk i ndahet. Në provat e deritanishme antitrupat merreshin nga minjtë. Por trupi i njeriut i shikon antitrupat e miut si të huaj. Shkencëtarët pranë firmës Abgenix thonë se kanë arritur t’i ndrysojnë antitrupat e miut duke ia përshatur ata organizmit të njeriut.

Drejtuesit e firmës Abgenix thonë se misioni i tyre kryesor është për të përmirësuar shëndetin e njeriut dhe besojnë se rezultatet klinike të terapisë me antitrupa do të sjellin një kontribut të dukshëm në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG