Lidhje

Izrael: Zgjedhjet rikthejnë në detyrë kryeministrin Sharon - 2003-01-28


Kryeministri izraelit Ariel Sharon bëri thirrje për një qeveri të bashkimit kombëtar me bazë të gjerë, pasi partia e tij Likud fitoi zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Kryeministri Sharon tha se dëshiron që të gjitha partitë politike të bashkohen me partinë Likud për të luftuar terrorizmin. Por Partia Laboriste tha se nuk do të bëjë pjesë në asnjë qeveri të kryesuar nga zoti Sharon.

Pas numërimit të thuajse të gjitha votave, partia Likud ka fituar 37 prej 120 vendeve të parlamentit. Partia laboriste fitoi 19 vende dhe partia laike Shinui fitoi 15 vende. Zyrtarë palestinezë thanë se fitorja e zotit Sharon do të thotë se procesi i paqes do të pezullohet edhe më shumë dhe dhuna do të shkallëzohet.

//ze//

XS
SM
MD
LG