Lidhje

Shtypi amerikan njofton se Koreja e Veriut po përgatitet të prodhojë armë bërthamore - 2003-01-31


Gazeta amerikane New York Times njofton se satelitë amerikanë të spiunazhit kanë diktuar në Korenë e Veriut mjete që duken si kamionë duke marrë karburant bërthamor nga depo. Sipas gazetës, zyrtarë amerikanë thanë se ky zbulim ka ngjallur shqetësimin se Koreja e Veriut po përgatitet të prodhojë armë bërthamore. Zyrtarë amerikanë mendojnë se Koreja e Veriut ka rreth 8 mijë shufra karburanti bërthamor, të mjaftueshme për prodhimin e rreth gjashtë armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG