Lidhje

Pentagoni vazhdon planifikimin për një luftë të mundshme me Irakun - 2003-02-02


Zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes thonë se një operacion i mundshëm kundër Irakut mund të fillojë me sulme masive ajrore kundër objeteve ushtarake e politike për të lehtësuar një pushtim të mëvonshëm tokësor.

Zyrtarët thonë se forcat ushtarake amerikane do të hidhnin më shumë se tri mijë bomba dhe raketa të telekomanduara gjatë 48 orëve të para të sulmit, në përpjekje për të topitur forcat irakiane dhe për të thyer vullnetin e tyre për të luftuar.

Ata theksojnë se fushata ajrore ka për synim të minimizojë humbjet në radhët e popullatës civile dhe dëmin në infrastrukturën e Irakut, në mënyrë që vendi të mund të rindërtohet pas konfliktit.

Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar trysninë ndaj udhëheqësit irakian, Sadam Husein, që të largohet nga pushteti ose të bashkëpunojë me kërkesat e Kombeve të Bashkuara për të hequr dorë nga armët e shkatërrimit në masë.

Iraku ngul këmbë se nuk ka më asnjë program armësh kimike, biologjike apo bërthamore. Më 5 shkurt, Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka në plan t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit të dhëna të reja sigurimi që sipas Shteteve të Bashkuara tregojnë se Iraku zotëron armë të shkatërrimit në masë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania vazhdojnë grumbullimin e forcave të tyre në rajonin e Gjrit Persik. Pritet që më shumë se 150 oishtarë të jenë të gatshëm të sulmojnë Irakun nga mesi i shkurtit. Presidenti Sadasm Husein parashikon se forcat e tij do të dalin fitimatre nëse Shtetet e Bashkuara udheqin një sulm kundër Irakut. //xh//

XS
SM
MD
LG