Lidhje

Europarlamentarja: Iraku fsheh armët - 2003-02-04


Një anëtare britanike e parlamentit evropian i ka dorëzuar kryeinspektorit të armëve Hans Blix, ato, që ajo e cilëson si, prova të reja, që Iraku fsheh materiale për prodhimin e armëve.

Parlamentarja britanike, Emma Nicholson, tha të hënën në New York se një informator irakian i ka treguar asaj dy vende të ndryshme ku janë fshehur materiale për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë.

Këto dy vende, tha ajo, nuk janë kontrolluar ende nga ispektorët. Zonja Nicholson tha se ajo i ka dhënë kryeinspektorit Blix edhe një formë që tregon se Iraku është përpjekur të porosisë materiale për armët madje edhe muajin e kaluar. Zëdhënësi i zotit Bliks tha se informacioni i deputetes po vlerësohet dhe ai i premtoi zonjës Nicholson se hollësitë e tij nuk do t’i bëhen publike për të mbrojtur burimin e informacionit.

Ambasadori i Irakut në OKB, Muhammed Aldouri tha se ai pret që inspektorët do t’i kontrollojnë së shpejti këto dy vende.(ax)

XS
SM
MD
LG