Lidhje

Shkodër, takim kundër vrasjeve dhe gjakmarrjes - 2003-02-05


Të mërkurën në Shkodër, drejtues të policisë së qarkut së bashku me përfaqësues të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zhvilluan një takim gjatë të cilit kërkuan mbështetje më të madhe të komunitetit ndaj policisë vendore në luftën kundër vrasjeve dhe gjakmarrjes.

Në këtë takim, ku ishin thirrur edhe përfaqësues të pushtetit vendor, shoqatave rajonale, OSBE-së dhe intelektualë të zonës, drejtori i policisë së qarkut, Xhevahir Karai, tha se ”policia nuk mund të përballojë e vetme këtë situatë”. //az//

XS
SM
MD
LG