Lidhje

Presidenti Moisiu përsërit mbështejtjen e vendit ndaj SHBA për cështjen e Irakut - 2003-02-06


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu përsëriti sot mbështetjen e vendit të tij ndaj SHBA dhe aleatëve të saj për cështjen e Irakut.

Gjatë ceremonisë së transferimit të komandës së shtabit të misionit të Natos në Shqipëri ai deklaroi se rreziku terrorist dhe i regjimeve të tilla si Iraku, vlerësohet si një kërcënim real për paqen dhe sigurinë në botë. Presidenti Moisiu rikonfirmoi se shteti dhe ushtria shqiptare janë dhe do të jenë në anën e veprimeve të SHBA dhe aleatëve të saj, kundër këtij rreziku të përbashkët.

Shqipëria është ndër dhjetë vendet europiane ish komuniste të cilat po përgatisin një deklaratë solidariteti ndaj SHBA për krizën irakiane.

XS
SM
MD
LG