Lidhje

Kryeinspektorët e OKB-së për armët përfundojnë bisedime dyditore tepër të rëndësishme në Bagdad - 2003-02-08


Kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët thanë se kanë bërë përparime për ta bindur Irakun që të bashkëpunojë me programin e inspektimeve. Ata i bënë këto komente pas bisedimeve dyditore tepër të rëndësishme në Bagdad mbi çarmatimin.

Duke folur me gazetarët sonte në kryeqytetin irakian, Kryeinspektori i Kombeve të Bashkuara për Armët, Hans Blix, tha se kishte marrë nga Iraku dokumenta në lidhje me antraksin, agjentë të tjerë biologjike e kimikë si dhe për raketa balistike. Ai tha se ka marrë garanci që Iraku do të zgjerojë një komision kërkimi për armë të ndaluara.

Zoti Blix tha se Bagdadi do t’i japë përgjigje këtë javë kërkesës së tij që avionë zbulimi U-2 të lejohen të fluturojnë mbi Irak për të vëzhguar për armë të ndaluara. Kryeinspektori tha se do të dëshëronte më shumë inspektime në vënd të ”zgjidhjeve të tjera” siç u shpreh ai, duke iu referuar me sa duket një ndërhyrjeje ushtarake.

Homologu i zotit Blix për armët bërthamore, Mohamed ElBaradei i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se kishte filluar të vinte re një ndryshim në qendrimin e Irakut përsa i përket bashkëpunimit me kërkesat e Kombeve të Bashkaura për çarmatim dhe tha se inspektimet duhet të vazhdojnë.

Dy ditët e bisedimeve në Bagdad pritet të përbëjnë bazën e raportit që do t’i paraqesin ispektorët të premten e ardhëshme Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këshilli mbetet i ndarë rreth masave të ardhshme për të siguruar që Iraku nuk ka armë të shkatërrimit në masë.

//ze//

XS
SM
MD
LG