Lidhje

Tre anëtare të NATOS hedhin poshtë kërkesën amerikane për mbrojtjen e Turqisë në rast të një lufte me Irakun - 2003-02-10


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson, tha se mosmarrëveshja brenda aleancës rreth çështjes nëse të fillojë planifikimi ushtarak për mbrojtjen e Turiqisë nga kërcënimi i një sulmi irakian, është serioze, por ai theksoi se shpreson që një zgjidhje do të arrihet shpejt.

Turqia reagoi ndaj vetos së tre vendeve aleta duke kërkuar zyrtarisht këshillime në bazë të nenit katër të Traktatit të themelimit të Natos.

Neni katër parashikon mbajtjen e këshillimeve të tilla nëse një vend anëtar i Natos mendon se siguria apo tërësia e tij territoriale po kërcënohen. Ambasadorët e vendeve anëtare të Natos do të takohen sot për të shqyrtuar kërkesën e Turqisë.

Sot, Franca, Gjermania dhe Belgjika përdorën veton ndaj kërkesë amerikane që aleanca të autorizojë strategët e saj ushtarakë të hartojnë planet për mbrojtjen e Turqisë, në rast të një lufte me Irakun. Si bazë e mundshme për ndërmarrjen e sulmeve kundër Irakut, Turqia shqetësohet rreth kundrësulmeve të mundshme irakiane.

Franca, Gjermania dhe Belgjika argumentojnë se planifikimi në këtë periudhë për mbrojtjen e Turqisë, është i parakohshëm për sa kohë që ende ekzistojnë mundësitë për gjetjen e një zgjidhjeje paqesore të krizës.

Shtetet e Bashkuara e cilësuan përdorimin e vetos nga këto tri vende anëtare të Natos si të pajustifikueshëm. Sekretari i përgjithshëm i Natos, George Robertson, thotë se mosmarrëveshja ka të bëjë më shumë me kohën sesa vetë masat për mbrojtjen e Turqisë.

Ambasadori amerikan në Nato, Nicholas Burns, tha se Natoja po përballet me rrezikun e humbjes së besueshmërisë.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Natoja të dërgojë në Turqi avionë, raketa mbrojtëse të tipit Patriot dhe njësi kundër armëve kimike e biologjike për ta mbrojtur atë nga sulme të mundshme irakiane.

Pritet që Turqia të jetë një ndër zonëat kryesore për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

//rd//

XS
SM
MD
LG