Lidhje

Ekspertet: raketat irakiane përbëjnë shkelje të rezolutave të OKB-së - 2003-02-13


Një komision ekspertësh për armët i ngritur nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara, arriti në përfundimin se një tip irakian raketash balistike i tejkalon kufijte e caktuar nga Këshilli i Sigurimit.

Ekipi i ekspertëve të pavarur nga gjashte vende, u mblodh këtë javë në Nju Jork për të ndihmuar në procesin e analizimit të raketave irakiane. Ekspertët zbuluan se rekata Al-Samound-2 përbën shkelje të rezolutave të OKB-së, sipas të cilave Bagdadi nuk mund të prodhojë raketa me rreze më të gjatë se 150 kilometra.

Diplomatët në OKB thonë se ky zbulim mund të çojë në një raport më negativ mbi Irakun. Kryeinspektori Hans Blix do t’ia paraqesë nesër raportin Këshillit të Sigurimit. Zëvendës-kryeministri irakian, Tarik Aziz, tha sot në Romë se raketat irakiane janë brenda përmasave të caktuara nga Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, i cili do të marrë pjesë nesër në sesionin e Këshillit të Sigurimit, ku do të raportojë zoti Blix, tha se ky është një moment vendimtar për Këshillin e Sigurimit. Respektimi ose jo i rezolutës 14-41 për çarmatosjen e Irakut do të tregojë në se Kombet e Bashkuara janë më të vlefshme apo jo.

Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me ndërhyrje ushtarake, nëse Iraku nuk çarmatoset vullnetarisht. Franca, Gjermania dhe Rusia kundërshtojnë përdorimin e forcës në këtë periudhë.

Në një seancë të Kongresit amerikan, Sekretari Powell tha se askush nuk dëshiron luftë, por nganjëherë ajo është e domosdoshme, kur është nevoja për të ruajtur rendin ndërkombëtar.// lk //

XS
SM
MD
LG