Lidhje

Parlamenti i Kosovës nuk e diskutoi një nismë të deputetëve për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur - 2003-02-13


Parlamenti i Kosovës nuk e diskutoi sot një nismë të deputetëve për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. Në vend të saj, grupet parlamentare kanë arritur një marrëveshje që deklarata për pavarësinë të hyjë në procedurë të rregullt të parlamentit në njërën nga seancat e rradhës. Ndërkohë korrespondenti ynë në Prishtinë Shefki Morina njofton se në seancën e sotme të parlamentit kanë marrë pjesë edhe deputetët e koalicionit serb Kthimi, duke i dhënë fund në këtë mënyrë, bojkotit të filluar në nëntor të vitit të kaluar //ss//

XS
SM
MD
LG