Lidhje

Demonstrata në gjithë botën  kundër një lufte të mundshme në Irak - 2003-02-15


Miliona njerëz në gjithë botën zhvilluan demonstrata kundër një lufte të mundshme në Irak.

Policia britanike njoftoi sot se mbi 500 mijë protestues marshuan në lagjen e Londrës Hyde Park. Manifestimi, në të cilin morën pjesë politikanë me peshë dhe personalitete të njohura, thuhet se është protesta më e madhe kundër luftës në kryeqytetin britanik që prej shumë vjetësh.

Protestat në mbarë Francën tërhoqën të paktën 400 mijë njerëz, të cilër kërkonin një zgjidhje paqësore të krizës me Irakun.

Në New York, protestuesit u mblodhën afër selisë së Kombeve të Bashkuara për të dëgjuar një mesazh paqeje nga peshkopi i Afrikës së Jugut, Desmond Tutu. Organizatorët thanë se presin pjesëmarrjen e 100 mijë njerzve.

Në protesta kundër luftës në Irak morën pjesë një numër i madh njerzish në Romë dhe në Berlin si dhe në shumë vende të Lindjes së Mesme.

Sot u zhvilluan manifestime paqësore edhe në Aukland të Zelandës së Re dhe në disa qytete të Australisë. Protestues dolën edhe nëpër rrugët e Tokios, Manilës dhe Bankokut.

Organizatorët thonë se presin që të mbahen rreth 600 tubime në gjithë botën, mes të cilave mesa duket do të zhvillohen disa prej protestave më të mëdha kundër luftës në më shumë se 30 vjet.

//ze//

XS
SM
MD
LG