Inspektorët e armëve në Irak kontrolluan sot tre fabrika për prodhimin e raketave.
Shqetësimet rreth programit irakian të raketave u shtuan javën e kaluar pasi ekspertë ndërkombëtarë arritën në përfundimin se një prej tipeve të raketave që prodhon Irkau, Al-Samud-2, ka rreze më të gjatë se sa lejojnë rezolutat e Kombeve të Bashkuara për Irakun.
Dje kryetari i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore Mohamed El Baradei, tha gjatë një interviste për televizionin egjiptian, se inspektimet në Irak nuk mund të vazhdojnë pafund.
Ndërkohë këshilltarja e presidentit Bush për sigurimin kombëtar, Condoleeza Rice, tha se vendet që kërkojnë më shumë kohë për inspektorët e Kombeve të Bashkuara po bien në të vërtetë në lojën e udhëheqësit irakian. Ajo tha se Kombet e Bashkaura duhet të vendosin së shpejti për t’u përballur me udhëheqësin irakian dhe për ta detyruar atë të çarmatoset.
Zonja Rice, e cila u intervistua dje nga disa stacione televizive, tha gjithashtu se administrata e presidentit Bush po punon me vende të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me miratimin e një rezolute të re të mbi Irakun, por ende nuk është arritur marrëveshja mbi përmbajtjen e saj.
Franca e ka kundërshtuar me forcë miratimin e një rezolute të re, duke theksuar se ajo nuk është e nevojshme në këtë kohë.
//rd//