Lidhje

Bin Laden mund ta shfrytëzojë luftën si pretekst - 2003-02-17


Shefi i shërbimeve australiane të zbulimit thotë se Osama Bin Ladeni mund ta shfrytëzojë një luftë të mundshme kundër Irakut si pretekst për sulme të tjera të rrjetit të tij terrorist Al-Qaeda.

Drejtori i shërbimeve të fshehta australiane Dennis Richardson tha sot në Sidnei se Osama Bin Ladeni do të vazhdojë t’i shfrytëzojë ngjarjet në botë për interesat e veta propogandistike. Një ndërhyrje ushtarake kundër Irakut mund të ndryshojë kohën e kryerjes së sulmeve terroriste, thotë zoti Richardson dhe ndjenjat anti-perëndimore mes myslimanëve mund të përdoren për të rekrutuar njerëz të tjerë në radhët e organizatave terroriste.

Megjithatë shefi i zbulimit australian thotë se edhe një zgjidhje paqësore e konfliktit me Irakun nuk do të parandalonte kryerjen e sulmeve të tjera terroriste.

//rd//

XS
SM
MD
LG