Lidhje

Kroacia lejon forcat amerikane të përdorin hapësirën ajrore - 2003-02-26


Qeveria kroate ka pranuar të lejojë forcat amerikane të përdorin hapësirën ajrore dhe bazat e atij vendi në rast të një lufte të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Në një deklaratë të sotme, thuhet se qeveria kroate miratoi përdorimin e hapësirës se saj ajrore për fluturime kalimtare si edhe për uljen dhe furnizimin me karburant të avionëve civilë të transportit.

Kroacia është një nga vendet evropiane që në fillim të këtij muaji nënshkruan deklaratën ku shprehet mbështetje për qendrimin amerikan ndaj Irakut.

Anketat e kohëve të fundit të opinionit publik tregojnë se pjesa më e madhe e kroatëve kundërshton veprimin ushtarak kundër Irakut.

//rd//

XS
SM
MD
LG