Lidhje

Powell: Udhëheqësit arabë duhet t'i bëjnë presion Saddam Husseinit të respektojë kërkesat e OKB-së - 2003-02-27


Zoti Powell e bëri të qartë bindjen e tij se udhëheqësi irakian është i interesuar vetëm në një gjë, që procesi i inspektimit të armëve të zgjatet pafundësisht, edhe në qoftë se ai zbaton kërkesën për të shkatërruar arsenalin e raketave Al-Samound, që kapërcejnë kufirin e lejuar për rrezen e tyre të veprimit.

Në një konferencë shtypi me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, zoti Powell bëri të ditur se i tha Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Amr Moussa, në një bisedë telefonike dje paradite, se udhëheqësit arabë, në takimin e nivelit të lartë të fundit të javës në Egjipt, duhet të kërkojnë nga Saddam Husseini që ose të veprojë me përpikmëri në bazë të

“Unë do t’i inkurajoja ata që t’i bëjnë një paralajmërim të fortë Saddam Husseinit që të respektojë kërkesat e inspektorëve. Të them të drejtën për të nuk ka mbetur më kohë. Ose t’i sugjerojnë atij që për të shmangur pasoja nga më të rëndat, do të ishte në interesin e tij që të lagohej nga pushteti për t’i hapur rrugën një udhëheqjeje të përgjegjëshme që të marri pushtetin në Bagdad”.

Në të njejtën konferencë shtypi me zotin Powell u paraqit edhe Presidenti i radhës i Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm i Greqisë, George Papandreou, i cili tha se Bashkimi Evropian dhe administrata e Presidentit Bush kanë një “qëllim të përbashkët” për ta parë Irakun të çarmatoset siç kërkohet nga rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Por zoti Papandreu tha gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk beson se janë eksploruar të gjitha mundësitë për ta zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore.

“Ne nuk e përjashtojmë përdorimin e forcës. Por ne kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha mjetet e mundëshme diplomatike, çdo mundësi reale, në përpjekje për ta zgjidhur krizën në mënyrë paqësore, qoftë edhe në momentin e fundit”.

Zoti Papandreu tha se për mendimin e tij marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian nuk janë dobësuar për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me Irakun. Ai theksoi se debati demokratik është në fakt forca e brendëshme e partneritetit trans-Atlantik.

Pjesëmarrësit në takim shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me veprimet e kohëve të fundit të Koresë së Veriut për riaktivizimin e reaktorit bërthamor të Jongbionit. Pjesëmarrësit ranë gjithashtu dakord për nevojën e përparimit lidhur me marrëveshjen e paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. Po ashtu ata ishin të një mendimi se ekziston një “mundësi e jashtëzakonëshme” përmes përpjekjeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, për zgjidhjen e çështjes së Qipros.

Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se po vendosin sanksione ndaj udhëtimeve të udhëheqësve të rajonit separatist të Moldovës për t’i detyruar ata që të zhillojnë negociata me qeverinë e këtij vendi evropian.//ic//

XS
SM
MD
LG