Lidhje

Kalendari Historik 3 mars - 2003-03-03


Më 3 mars të vitit 1931 një akt i Kongresit shpalli këngën “The Star Spangled Banner” hymn kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kënga ishte tepër e dëgjuar për shumë dekada me rradhë para se të merrte këtë status. Teksti i saj ishte shkruar nga Francis Scott Key gjatë luftës së vitit 1812 gjatë bombardimeve britanike të kështjellës Fort McHenry në Baltimorë të shtetit Maryland. Autori i tekstit ishte vete dëshmitar i bombardimeve. Mëngjesin pas sulmit Key u frymëzua kur pa flamurin me 15 yje të valvitej ende mbi fortesë. Flamuri tregonte se fortesa nuk ishte dorëzuar dhe se ishte e gatshme të vazhdonte qëndresën. Flota britanike më pas u largua duke i dhënë kështu fund rrezikut për Baltimorën. Fjalët e poemës së zotit Key u kombinuan më vonë me muzikën e një kënge britanike që ishte shumë e dëgjuar më Shtetet e Bashkuara duke krijuar kështu atë që tani është hymni kombëtar amerikan.

Më 3 mars të vitit 1847 në Edinburgh të Skocisë, lindi shpikësi amerikan, Alexander Graham Bell. I arsimuar në Edinburgh dhe në Londër, Bell emigroi në Kanada në vitin 1870 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara në vitin 1871 kur ishte 24 vjeç. Bell ishte një mësues i njohur i cili përdorte metodat e zbuluara nga i ati i tij për të mësuar njerëzit e shurdhër për të folur. Bell ishte gjithashtu i interesuar në idenë e transmetimit të të folurit. Në mesin e vitit 1870 eksperimenti i tij doli me sukses duke krijuar formën e parë të telefonit. Kompania e tij Bell Telephone u themelua në vitin 1877. Ajo u bë një nga korporatat më të njohura në historinë amerikane. Bell ishte gjithashtu bashkëthemeluesi i shoqërisë National Geographic. Në fund të shekullit të 19 dhe fillim të shekullit të 20 ai e përqëndroi punën e tij në eksperimentime fluturimi dhe anije me shpejtësi të mëdha, ndërkohë që vazhdonte të kishte interes në sëmundjen e shurdhimit dhe shkaqet e saj. Ai u bë shtetas amerikan në vitin 1882 dhe vdiq në 2 gusht të vitit 1922 në shtëpinë e tij në Nova Skotia të Kanadasë. //ad//

XS
SM
MD
LG