Lidhje

Saddam Hussein: populli irakian do të fitojë - 2003-03-04


Presidenti irakian Saddam Hussein deklaroi përmes një mesazhi me tone sfiduese, se populli i Irakut do të dalë fitimtar përballë agresionit.

Në një deklaratë të lexuar në televizion me rastin e Vitit të Ri Islamik, udhëheqësi irakian tha se, të armatosur me besimin, irakianët do të mposhtin tiranët, siç i quajti ai, duke iu referuar qartë Shteteve të Bashkuara dhe kërcënimit të tyre për të çarmatosur Irakun me forcë nëse do të jetë e nevojshme.

Ndërkohë, qeveria irakiane tha se kishte filluar punën për shkatërrimin e dy ose tre raketave të tjera të ndaluara të tipit Al-Samoud 2, siç është kërkuar nga Kombet e Bashkuara. Duke filluar nga dita e shtunë, Bagdadi ka asgjësuar 16 prej këtyre raketave.

Dje në Uashington, administrata e Presidentit Bush e bëri të qartë synimin e saj për heqjen e udhëheqësit irakian nga pushteti nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime ushtarake për çarmatosjen e Bagdadit. Megjithatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer e la të hapur mundësinë që presidenti irakian në qendrojnë në postin e tij nëse Iraku çarmatoset plotësisht.

Zoti Fleischer i quajti mashtruese hapat e fundit, përfshirë shkatërrimin e raketave, të ndërmarra nga Iraku për të demonstruar se po bashkëpunon me procesin e inspektimeve./ii

XS
SM
MD
LG