Ish eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili u arrestua para dy javësh në Slloveni, u ekstradua në Gjykatën e Hagës.
Gjykata e ka akuzuar zotin Limaj dhe tre persona të tjerë për torturimin dhe vrasjen e të burgosurve shqiptarë dhe serbë që mbaheshin në një kamp të UÇK-së gjatë konfliktit të Kosovës.
Zyrtarë të Gjykatës thanë se zoti Limaj, deputet i Partsië Demokratike, pritet të paraqitet para gjykatës nesër për të deklaruar nëse i pranon apo jo akuzat.
Paqeruajtësit e Natos në Kosovë i arrestuan të tre personat e tjerë të dyshuar Haradin Bala, Isak Musliu dhe Agim Murtezi një ditë para se autoritetet sllovene të ndalonin zotin Limaj. Më vonë, prokurorët i hoqën akuzat kundër zotit Murtezi për mungesë provash.
Avokati i zotit Murtezi tha se klienti i tij kishte të njëjtin emër si personi ndaj të cilit ishte ngritur padi, por nuk ishte i njëjti njeri./ii