Lidhje

Kalendari Historik 5 mars - 2003-03-04


Më 5 mars të vitit 1946, Uinston Çërçilli, i cili ishte kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, paralajmëroi rreth kërcënimit që përbënte komunsizmi sovjetik pas luftës. Gjatë një fjalimi në Kolegjin Westminster në Fulton, të Mizurit, Çërçilli dënoi atë që ai e quajti “prirje ekspansioniste dhe indoktrinuese të Rusisë”. Ai përdori termin “perde e hekurt” për të përshkruar izolimin që u kishte imponuar Bashkimi Sovjetik shumë vendeve të Evropës Lindore. “Një “perde e hekurt” ka rënë në gjithë kontinentin. Përtej saj gjenden kryeqytetet e shteteve më të vjetra të Evropës Qendrore dhe Lindore: Varshava, Berlini, Praga, Viena, Budapesti, Bukureshti dhe Sofia. Të gjitha këto qytete të famshëm dhe popullata përreth tyre ndodhen tani në atë që më duhet ta quaj “sfera sovjetike,” tha zoti Çurçill. Nuk dihet saktësisht se kur filloi Lufta e Ftohtë. Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik ekzistonte që para Luftës së Dytë Botërore. Por fjalimi i Uinston Çërëillit për perden e hekurt më 5 mars 1946, që është parë gjerësisht si simbol dhe jo si fillimi i saj, përbën njohjen e publikut me mosbesimin që do të ekzistonte mes Lindjes dhe Perëndimit për dekada me radhë.

Më 5 mars të vitit 1875, një ish skllav erdhi në Uashington për t’u bërë afrikano-amerikani i parë që shërbente për një mandat të plotë në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Blanç Kelso Brus përfaqësoi Mississippin në Senat që nga viti 1875 deri në vitin 1881. Brus i kishte shpëtuar varfërisë në Virxhinia në vitin 1861, para shpërthimit të luftës civile amerikane. Ai u vendos në Hanibal të shtetit Mizuri, ku hapi një shkollë për zezakët. Më vonë ai studjoi në kolegjin Oberlin në Ohio për biznes dhe agronomi. Pas luftës, Brus shkoi në Misisipi, ku më në fund u bë pronar i pasur. Brus, i cili ishte republikan, ishte zgjedhur për një numër zyrash vendore dhe shtetërore, para se legjislatura e Misisipit, e mbizotëruar nga republikanët, ta zgjidhte në Senatin amerikan. Blanç Kelso Brus u bë një mbrojtës i hapur i të drejtave të pakicave, jo vetëm të bashkëatdhetarëve të tij afrikano-amerikanë, por edhe të imigrantëve kinezë dhe të indianëve të Amerikës. //ad//

XS
SM
MD
LG