Lidhje

Igor Ivanov: Rusia mund ti vërë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit - 2003-03-05


Ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov, tha se vendi i tij mund ti vërë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të autorizonte përdorimin e forcës ushtarake për të çarmatosur Irakun.

Zoti Ivanov tha se Rusia nuk mund të abstojë sepse Moska duhet të mbajë një qëndrim të qartë lidhur me krizën e Irakut. Zoti Ivanov i bëri këto komente dje në Londër, ku ai u takua me sekretarin e jashtëm britanik, Jack Straw për të diskutuar mbi krizën e Irakut.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Spanja kanë paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit, e cila do të autorizonte ndërhyrjen ushtarake për të çarmatosur Irakun.

Por zyrtarët në Paris thanë se presidenti francez, Zhak Shirak, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, biseduan dje në telefon dhe përsëritën angazhimin e tyre për ta çarmatosur Irakun në mënyrë paqësore.

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Kofi Annan, dhe Kina mirëpritën shkaterrimin nga Iraku të raketave te ndaluara Al-Samud-Dy.

Por, sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, nuk e përfilli këtë hap të Bagdadit, duke thënë se Iraku nguroi të zbatonte kërkesat e Kombeve të Bashkuara që raketat të shkatërroheshin.

Sekretari Rumsfeld shprehu besimin se Iraku është i aftë të prodhojë armë të shkatërrimit në masë, ndërkohë që inspektorët e OKB-së janë në vend.

//ze//

XS
SM
MD
LG